Karantinohet qyteti me mbi 1 milion banorë pasi u zbuluan 15 raste me COVID-19

Bota

Karantinohet qyteti me mbi 1 milion banorë pasi u zbuluan 15 raste me COVID-19

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 10:31
Vietnami

Vietnami ka karantinuar për dy javë qytetin e tretë më të madh në vend, pasi 15 raste të tjera të koronavirusit u zbuluan në spitale.

Disa pacientë dhe punonjës shëndetësorë në Spitalin ‘Da Nang’ janë infektuar, shkruan AP.

Transporti publik brenda dhe jashtë ‘Da Nanga’ është anuluar.

Të dielën, qeveria urdhëroi mbylljen e të gjitha atyre kompanive që nuk kryejnë punën e nevojshme dhe u kërkuan njerëzve që të mbajnë distanca fizike në qytet, i cili ka më shumë se një milion banorë, shkruan AP.

Deri më tani, 531 raste të COVID-19 janë regjistruar në Vietnam, por nuk ka asnjë viktimë.

Vietnami nuk ka hapur ende kufijtë e tij për turistët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat