Ish-kryeministri i Malajzisë shpallet fajtor për korrupsion

Bota

Ish-kryeministri i Malajzisë shpallet fajtor për korrupsion

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 11:46
Najib Razak

Ish-kryeministri i Malajzisë, Najib Razak, u shpall fajtor për korrupsion në gjyqin e parë, për shkak të një skandali multi-miliardë dollarësh të fondit shtetëror “1Malaysia Development Berhad (1MDB)”.

“Pas shqyrtimit të të gjitha provave në gjyq, vërtetoj se prokuroria e ka dëshmuar me sukses çështjen”, tha gjykatësi Mohamad Nazlan Mohamad Ghazali.

Razak me këtë rast ka deklaruar se do të apelojë çdo vendim në gjykatën federale ndërsa avokatët e tij kërkuan shtyrjen e dënimit.

Sipas medieve të huaja, bëhet e ditur se të dënuarit për korrupsion në vend mund të përballen me burgim prej 15 deri në 20 vjet.

Ish-kryeministri i Malajzisë, u përball me shtatë akuza për sa i përket keqpërdorimit të financave, pastrimit të parave si dhe ndaj abuzimit të pushtetit, pasi ky i fundi thuhej se i mori në mënyrë të paligjshme gati 10 milionë dollarë nga ish-njësia e 1MDB. Ai deklaroi se nuk ishte fajtor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat