Mbretëria e Bashkuar porosit vaksinën e katërt të mundshme me 60 milionë doza

Bota

Mbretëria e Bashkuar porosit vaksinën e katërt të mundshme me 60 milionë doza

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 09:41
Foto Ilustrim

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka nënshkruar një marrëveshje të katërt të vaksinave të koronavirusit, duke siguruar deri në 60 milionë doza të një trajtimi eksperimental që po zhvillohet nga gjigantët e barnave. GSK dhe Sanofi.

Miratimi rregullator mund të arrihet deri në gjysmën e parë të 2021-ës nëse provat janë të suksesshme, sipas Sanofi, e cila po udhëheq zhvillimin klinik të vaksinës.

Qeveria tashmë ka firmosur 100 milionë doza të vaksinës së Universitetit të Oksfordit, të cilat po zhvillohen nga AstraZeneca, raporton BBC.

Ajo ka siguruar gjithashtu 90 milionë doza të tjera dy vaksina të tjera premtuese.

Sidoqoftë, është akoma e pasigurt cila – nëse ndonjë – nga vaksinat do të funksionojë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat