Libani do të paraqesë ankesë në OKB për sulmet izraelite

Bota

Libani do të paraqesë ankesë në OKB për sulmet izraelite

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 06:15
Nassif Hitti

Libani ka vendosur të paraqesë ankesë zyrtare në Këshillin e Sigurimit të OKB-së (KS-OKB) për sulmin e së hënës të Izraelit në pjesën jugore të vendit.

Duke folur në një konferencë për media, ministri i Jashtëm i Libanit, Nassif Hitti tha se qeveria libaneze e dënon sulmin dhe ai do të paraqesë një ankesë në KS të OKB-së.

“Libani mbetet i përkushtuar për zbatimin e Rezolutës 1701 të KS-OKB-së por gjithashtu ka të drejtën e vetëmbrojtjes”, theksoi Hitti.

Ushtria izraelite njoftoi të hënën se kreu bombardime në qytetin kufitar libanez, Kafr Shuba, mbi një “incident të sigurisë” përgjatë kufirit izraelito-libanez.

Në një deklaratë, ushtria tha se trupat e saj “penguan një përpjekje për infiltrimin e Hezbollahut” në zonën Jabal Ros.

Një deklaratë e Hezbollahut e mohoi këtë pretendim, duke thënë se: “Nuk ka patur përleshje ose të shtëna nga ana jonë në ngjarjet që ndodhën sot në kufirin jugor në Liban, por përkundrazi ishte vetëm një palë e cila ishte i frikësuar, shqetësuar dhe armik i tensionuar”.

Hezbollahu përsëriti se përgjigjja e tyre ndaj vrasjes së një prej njerëzve të saj në “agresionin izraelit” rreth aeroportit ndërkombëtar të Damaskut disa ditë më parë “përfundimisht po vjen”.

Tensionet ushtarake erdhën teksa ushtria izraelite vazhdon të jetë në gatishmëri përgjatë kufirit verior të vendit në pritje të sulmeve hakmarrëse nga organizata libaneze Hezbollah.

Hezbollahu më parë është zotuar t’i përgjigjet vrasjes së anëtarëve të saj në një sulm ajror që besohet të jetë nisur nga Izraeli, në një vend afër kryeqytetit sirian Damask.

Në ditët e kaluara, ushtria izraelite njoftoi se do të vendosë përforcime ushtarake në kufirin me Libanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat