Recesioni historik i Koronavirusit : Ja numrat e dramës së madhe

Bota

Recesioni historik i Koronavirusit : Ja numrat e dramës së madhe

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 17:08
ilustrim

Amplituda historike e recesionit global të shkaktuar nga koronavirusi ka filluar të bëhet e qartë. Të dhënat e tremujorit të dytë për BE tregojnë për një rënie të PBB-së prej gati 12 për qind me një tkurrje prej 3.2 pikë në tre muajt e parë të vitit.

Është e vështirë të mbivlerësohet sa e rëndësishme është kjo. Për krahasim, gjatë Depresionit të Madh, rezultati tremujor më i keq për ekonominë e SHBA ishte një tkurrje prej 7.2 për qind në tremujorin e katërt të vitit 1937.

Analogjia historike

Kriza më e keqe ekonomike në 30 vitet e fundit erdhi pas krizës financiare të vitit 2008. Në grafikët përkatës janë krahasuar të dhënat tremujore për vitin 2009 dhe 2020. Këto janë përqindjet e rënies krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë.

Ekonomitë janë goditur rëndë në të gjithë Evropën dhe botën, me Spanjën që po vuan më shumë në BE. Këto shifra tregojnë uljen e përqindjes së PBB-së krahasuar me tremujorin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat