Asnjë pelegrin nuk është infektuar me COVID-19 gjatë haxhillëkut, OBSh-ja përgëzon autoritetet - Bota Sot
Asnjë pelegrin nuk është infektuar me COVID-19 gjatë haxhillëkut, OBSh-ja përgëzon autoritetet

Bota

Asnjë pelegrin nuk është infektuar me COVID-19 gjatë haxhillëkut, OBSh-ja përgëzon autoritetet

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë e Arabisë Saudite ka deklaruar se asnjë pelegrin që ka marrë pjesë në haxhillëkun e këtij viti nuk është infektuar me koronavirus deri më tani.

Rituali mysliman, i cili filloi të martën dhe përfundon të dielën, zakonisht tubon mbi dy milion njerëz, por pas përhapjes së koronavirusit, autoritetet saudite u detyruan t’ua ndalojnë haxhillëkun shtetasve të huaj këtë vit.

Shteti i përzgjodhi 1,000 pelegrinë – vendës dhe të huaj që banojnë në këtë vend – mes moshave 20 dhe 50-vjeçare dhe vendosi karantinë dyjavore para haxhillëkut, i testoi ata, u mbajti trajnime për distancë socialie dhe e vëzhgoi gjendjen e tyre, tha Dr. Abdullah Assiri, ndihmës i zëvendësministrit të Shëndetësisë.

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, e përgëzoi Arabinë Saudite të enjten për hapat që i ka marrë për parandalimin e përhapjes së virusit, duke i cilësuar ata si “shfaqje e fuqishme e llojit të masave që shtetet mund dhe duhet t’i marrin për t’u përshtatur me normalen e re”.

Të shtunën, Arabia Saudite i regjistroi 1,573 raste të reja të koronavirusit dhe 21 viktima, shkruan “CNN”.

Ky shtet e ka numrin më të lartë të të infektuarve në botën arabe me gjithsej 277,478 të prekur, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat