Kina shënon vetëm 49 raste të reja të koronavirusit

Bota

Kina shënon vetëm 49 raste të reja të koronavirusit

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në këtë vend janë regjistruar 49 raste të reja të koronavirusit.

Nga këto raste, 33 ishin të personave të infektuar brenda vendit dhe 30 prej tyre u regjistruan vetëm  në rajonin e skajshëm perëndimor, Xinjiang, shkruan “CNN".

Tri rastet tjera të transmetuara në nivel lokal u raportuan në provincën verilindore, Liaoning, që shtrihet pranë kufirit me Korenë Veriore.

Përpos rasteve me simptoma, u shënuan edhe 20 raste të personave të infektuar por që nuk kanë simptoma, raportoi Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë.

Gjashtëmbëdhjetë raste të tjera u regjistruan në rajone të tjera, përfshirë Shangain, Shandongun dhe Hubein.

Kina ishte shteti i parë që regjistroi zyrtarisht persona të infektuar me koronavirus. Kjo ndodhi në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa tani virusi është përhapur pothuajse në tërë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat