Trumpi i jep 45 ditë afat Microsoftit për të arritur marrëveshje me TikTok-un

Bota

Trumpi i jep 45 ditë afat Microsoftit për të arritur marrëveshje me TikTok-un

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 08:27
Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka dhënë afat prej 45 ditësh kompanisë amerikane, Microsoft, për të arritur marrëveshje me aplikacionin TikTok, kanë thënë tre persona të lidhur me këtë çështje.

Kjo masë e ka nxitur interesin e gjigantit amerikan për ta blerë aktivitetin e rrjetit të famshëm social në Shtetet e Bashkuara, por njëkohësisht mund t’i rrisë tensionet me Kinën, shkruan “Reuters”.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha të premten se do ta bllokojë aplikacionin TikTok në ShBA për shkak të shqetësimeve se pronësia kineze paraqet rrezik për sigurinë kombëtare shkaku i të dhënave personale që qarkullojnë nëpër këtë platformë.

Blerja e propozuar e TikTok-ut, që ka rreth 100 milionë përdorues në ShBA, do t’i ofronte një mundësi të rrallë kompanisë Microsoft për t’u bërë konkurrent serioz i gjigantëve të rrjeteve sociale si Facebook dhe Snap. Microsofti e ka në pronësi edhe rrjetin social, LinkedIn.

Kompania amerikane tha përmes një deklarate të dielën se do t’i vazhdojë negociatat për TikTok-un dhe se synon të arrijë marrëveshje deri më 15 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat