Kreu i OBSH-së me paralajmërime të zymta për vaksinën ndaj COVID-19 - Bota Sot
Kreu i OBSH-së me paralajmërime të zymta për vaksinën ndaj COVID-19

Bota

Kreu i OBSH-së me paralajmërime të zymta për vaksinën ndaj COVID-19

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 16:26
Tedros Adhanom Ghebreyesus

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi të hënën se mund të mos ketë kurrë një vaksinë perfekte për COVID-19, dhe se rruga drejt normalitetit do të jetë e gjatë.

Më shumë se 18 milionë njerëz në mbarë botën raportohet se kanë qenë të infektuar nga koronavirusi i ri që e shkakton sëmundjen COVID-19, dhe 688.080 kanë vdekur, sipas një raporti të agjencisë Reuters.

Nacionalizëm edhe për vaksinën ndaj koronavirusit?

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus dhe kreu i urgjencave të OBSH-së, Mike Ryan, nxitën kombet që të zbatojnë me rigorozitet masat shëndetësore siç janë: mbajtja e maskës, distanca fizike, larja e duarve dhe testimi.

"Mesazhi për njerëzit dhe qeveritë është i qartë: 'Bëni të gjitha", tha Ghebreyesus, në një konferencë virtuale për media nga selia e OBSH-së në Gjenevë.

Ai tha se maskat në fytyrë duhet të bëhen një simbol i solidaritetit në të gjithë botën.

"Një numër vaksinash tani janë në fazën e tretë të studimeve klinike dhe të gjithë shpresojmë të kemi vaksina efektive, që mund të ndihmojnë në parandalimin nga infeksioni. Sidoqoftë, nuk ka asnjë 'plumb argjendi' ndaj COVID-19 për momentin – dhe mbase mund të mos ketë kurrë", tha ai./REL

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat