Mendohej se kishte vdekur, polici anglez gjendet i gjallë pas pesë viteve

Bota

Mendohej se kishte vdekur, polici anglez gjendet i gjallë pas pesë viteve

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 17:24
Ricardas Puisy

Një polic i cili mendohej se kishte vdekur, u gjet i fshehur brenda një pylli, pesë vite pasi u raportua i zhdukur.

Sipas medieve të huaja, Ricardas Puisy, asokohe 35 vjeç, nga Wisbech i Cambridgeshire, ishte parë për herë të fundit në shtator të vitit 2015.

Asnjë gjurmë e tij nuk u gjet, derisa në nëntor të vitit të kaluar u hap një llogari në Facebook me emrin e tij.

Ndërkohë, muajin e kaluar autoritetet e zbuluan atë brenda një pylli në Wisbech. Policia beson se ai ishte fshehur për t’ju shpëtuar njerëzve të cilët mund të kenë shfrytëzuar për qëllimet e këqija.

Puisy është duke u mbrojtur nga policia, ndërsa rasti është duke u hetuar në Angli.

Lituanezi ishte parë për herë të fundit në vendin e tij të punës, gjerësisht në kompaninë Nightlayer Leek Company në Chatteris, më 26 shtator të vitit 2015. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat