Prokuroria e Manhattanit po heton Trumpin për mashtrim bankar

Bota

Prokuroria e Manhattanit po heton Trumpin për mashtrim bankar

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 08:21
Trump

Sipas gazetës New York Times, Prokuroria e Manhattan ka nisur një hetim ndaj presidentit Donald Trump dhe kompanive të tij, në lidhje me disa dyshime për mashtrime bankare dhe sigurimesh.

Duke paraqitur dokumente të reja për të nxitur Donald Trump që të paraqesë deklarata tatimore personale dhe të koorporatave për tetë vitet e fundit, Prokuroria e Manhattan ka lënë të kuptohet se po heton presidentin dhe kompanitë e tij.

Sipas dyshimeve, Trump mund të ketë fryrë vlerën e pronave të tij për të marrë kredi më të mëdha bankare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat