Kush shkon në punë me virus dënohet me 20,000 dollarë në një rajon të Australisë

Bota

Kush shkon në punë me virus dënohet me 20,000 dollarë në një rajon të Australisë

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 13:32
Daniel Andrews

Banorët e Viktorias në Australi do të gjobiten me 20,000 dollarë, nëse shkojnë në punë duke e ditur se janë të infektuar me koronavirus, ndërsa ata që nuk e respektojnë karantinën do të dënohen me 4,957 dollarë.

Kryeministri rajonal, Daniel Andrews, i bëri të ditura gjobat e majme pasi Viktoria i regjistroi 439 raste të reja dhe 11 viktima të koronavirusit të martën, shkruan “Daily Mail”.

Ai u detyrua t’i merrte këto masa pasi disa banorë nuk e respektonin masën e vetizolimit, kur një gjë e tillë u kërkohej nga autoritetet.

“Përfundimisht, një gjobë prej pesë mijë dollarësh do të jetë për ata që e shkelin urdhrin për izolim”, tha Andrews.

Për ata që bëjnë shkelje të përsëritura të karantinës, gjoba mund të arrijë deri në 20 mijë dollarë, bëri të ditur zyrtari i lartë.

“Ne nuk duam që të arrijmë deri aty. Ne duam që njerëzit të jenë aty ku janë të thirrur të jenë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat