A janë disa njerëz të mbrojtur? Shumica nuk shfaqin probleme nga covid, ende enigmë arsyeja

Bota

A janë disa njerëz të mbrojtur? Shumica nuk shfaqin probleme nga covid, ende enigmë arsyeja

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

Tashmë kanë kaluar më shumë se shtatë muaj nga koha kur pandemia e koronavirusit ka vështirësuar jetët e pjesës më të madhe të njerëzve në tokë.

Dhe ndërsa është e vërtetë se komuniteti shkencor ka mësuar shumë gjëra për virusin sars cov 2 dhe sëmundjen që shkakton, covid 19, ka ende shumë boshllëqe.

Një mister i madh është edhe fakti përse disa njerëz sëmuren më rëndë e madje edhe vdesin ndërsa të tjerë nuk shfaqin simptoma dhe mund edhe të mos e kuptojnë fare se janë infektuar. Dihen disa faktorë që i vendosin njerëzit në rrezik, si sëmundjet e tjera, mosha mbi 60 vjeç, obeziteti apo mbipesha, por edhe qënia njeri me ngjyrë, afroamerikan, latin, indigjen.

Por, mund të jetë i vërtetë edhe fakti se disa njerëz mund të kenë ndonjë lloj mbrojtjeje. Një studim i publikuar së fundmi në revistën Nature, flet për mundësinë që një përqindje e madhe e popullatës të ketë qeliza imunitare që janë në gjendje të njohin pjesë të virusit sars cov 2 dhe që kjo mund tu ketë dhënë atyre një përparësi në luftimin e infeksionit.

Me fjalë të tjera, disa njerëz mund të kenë një shkallë të panjohur mbrojtjeje. Ajo që ne kemi zbuluar, është se njerëz që nuk janë ekspozuar kurrë ndaj sars cov 2 kanë disa aktivitete të qelizave T- thotë një nga bashkëautorët e studimit. Këto të fundit, janë në tre varietete dhe krijohen nga trupi pas një infeksioni për të ndihmuar në infeksione të ardhshme nga i njëjti agresor. Dhe sipas kërkuesve, njohja e pjesëve të sars cov 2 nga këto qeliza T mund të vijë nga ekspozime në të shkuarën ndaj nje prej katër koronaviruseve të njohura që qarkullojnë që shkakton të ftohtin e zakonshëm tek miliona njerëz çdo vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat