Shpërthimi në Bejrut raportohet të jetë ndjerë në Qipro, rrëfejnë banorët e vendit

Bota

Shpërthimi në Bejrut raportohet të jetë ndjerë në Qipro, rrëfejnë banorët e vendit

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 20:34
Shpërthimi në Bejrut

Një shpërthim ndodhi të martën në Bejrut të Libanit, duke shkaktuar vdekjen e 10 personave, ndërsa qindra të tjerë u raportuan të lënduar.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shpërthimi thuhet të jetë ndjerë edhe në Qipro, kështu së paku rrëfyen qytetarët e këtij vendi.

Një banor i Nicosias në Qipro, thotë se dridhjet e shpërthimit në Bejrut kapluan edhe shtëpinë e tij.

Ndërkohë, gazetarja Emilia Papadopoulos, tha se e ndjeu shpërthimin në qytetin e Limassol, dhe mendoi se kishte ndodhur një tërmet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat