Bota ofron mbështetje dhe ngushëllime për viktimat e shpërthimit masiv në Bejrut

Bota

Bota ofron mbështetje dhe ngushëllime për viktimat e shpërthimit masiv në Bejrut

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 06:36
Shpërthimi masiv në Bejrut

Aleatët dhe kundërshtarët tradicionalë të Libanit shprehën ngushëllime të martën për familjet e viktimave të shpërthimit masi dhe vdekjeprurës në Bejrut dhe ofruan ndihmë për Bejrutin.

Kryeministri i Libanit Hassan Diab u bëri thirrje "vendeve miqësore" të mbështesin vendin që tashmë po vuan nga një prej krizave të tij më të rënda ekonomike në dekada, si dhe nga pasojat e pandemisë së koronavirusit.

Vendet e Gjirit ishin ndër të parat që reaguan, me Katarin që premoti se do të dërgonte një spital fushor në përgjigje të nevojave mjekësore.

Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani uroi "një shërim të shpejtë për të plagosurit", ndërsa nënpresidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe sundimtari i Dubait, Sheikh Mohamed bin Rashid Al-Maktoum, në një postim në Twitter tha "ngushëllime për njerëzit tanë të dashur në Liban."

Kuvajti tha se do të dërgonte gjithashtu ndihmë urgjente mjekësore.

Egjipti shprehu "shqetësim të thellë" për shkatërrimin, dhe shefi i Lidhjes Arabe, Ahmed Aboulgheit ofroi ngushëllime, duke theksuar "rëndësinë e gjetjes së të vërtetës për shpërthimet".

Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi tha se Amani ishte i gatshëm të ofronte çdo ndihmë të nevojshme për Libanin, ndërsa Irani tha se ishte "plotësisht i përgatitur për të dhënë ndihmë në çfarëdo mënyre të nevojshme".

"Mendimet dhe lutjet tona janë me njerëzit e shkëlqyeshëm dhe fortë të Libanit," thuhet në një postin në Twitter nga Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif.

Izraeli fqinj gjithashtu ofroi ndihmë humanitare për Libanin, me të cilin teknikisht është akoma në luftë.

"Ministri i Mbrojtjes Benny Gantz dhe Ministri i Jashtëm Gabi Ashkenazi, në emër të Shtetit të Izraelit, i kanë ofruar qeverisë libaneze, përmes ndërmjetësve ndërkombëtarë, ndihma mjekësore dhe humanitare, si dhe ndihma të menjëhershme urgjente", thuhet në një deklaratë të qeverizë izraelite.

Jashtë rajonit, Presidenti Vladimir Putin tha se "Rusia ndan pikëllimin e popullit libanez", sipas një deklarate të lëshuar nga Kremlini.

Edhe Uashingtoni tha se do të ndihmonte Libanin.

"Ne shprehim ngushëllime për të gjithë ata që janë prekur dhe jemi të gatshëm të ofrojmë të gjithë ndihmën e mundshme", tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian tha se vendi i tij ishte "i gatshëm të ofronte ndihmë sipas nevojave të shprehura nga autoritetet libaneze"./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat