Australia shënon numër të lartë të rasteve me Covid-19

Bota

Australia shënon numër të lartë të rasteve me Covid-19

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 10:29

Shteti i Australisë, Viktoria ka raportuar 725 raste të reja me Covid-19 dhe 15 vdekje këtë të mërkurë.

Ky është një tjetër moment historik i trishtuar për Victoria. Pasi ajo ka regjistruar ditën më të keqe të pandemisë së Australisë deri më tani.

Zyrtarët e shëndetësisë theksojnë se shifrat e reja reflektojnë nga infeksionet që ndodhën gjatë dy javëve të fundit.

Zyrtarët e atjeshëm thonë se janë të sigurt që kufizimet e forta të bllokimit do të ulin numrin e rasteve të reja për dy javët e ardhshme.

Të gjitha dyqanet me pakicë në Victoria po përgatiten të mbyllen nga mesnata sonte, pasi masat janë duke u bërë gjithnjë e më të rrepta për kontrollim të sëmundjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat