"Një bombë që ecën"/ Anija me nitrat atomi që shpërtheu në Bejrut, kush është pronari rus dhe ku fshihet - Bota Sot
"Një bombë që ecën"/ Anija me nitrat atomi që shpërtheu në Bejrut, kush është pronari rus dhe ku fshihet

Bota

"Një bombë që ecën"/ Anija me nitrat atomi që shpërtheu në Bejrut, kush është pronari rus dhe ku fshihet

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 19:11
Igor Grechushkin

Igor Grechushkin është pronari i anijes së mallrave me 2750 tonë nitrat amoni që gjithashtu shpërtheu ditën e djeshme në Bejrut duke lënë pasoja katastrofike.

Ajo ishte konfiskuar në Bejrut në vitin 2014, dhe kapiteni i anijes e kishte cilësuar si një “bombë që noton”.

Ka qenë pikërisht nitrati i amonit që i dha fuqi shpërthimit nga i cili vdíqën më shumë se 100 persona në kryeqytetin e Libanit e mijëra vetë u plagosën.

Igor Grechushkin, thuhet se tashmë ndodhet në Qipro, ku mund të ketë leje për banim apo shtetësi të atij vendi.

Grechushkin është me prejardhje nga qyteti i lindjes së largët ruse, Khabarovsk, dhe raportohet se  ka menaxhuar kompaninë “Teto Shipping”, që  kishte në pronësi anijen “Rhosus”.

Anija kishte arritur në Bejrut në vitin 2013 teksa lundronte nga Gjeorgjia në Mozambik. Asaj i ishte ndaluar largimi nga porti i Bejrutit në vitin 2014 për një mosmarrëveshje që nuk është është bërë e bitur, por arsyeja mund të ketë qenë gjendja teknike e anijes apo mospagesa e taksave nga pronari.

Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat