Foto që përloti rrjetin/ Infermierja shpëtoi me trupin e saj tre foshnje në Bejrut gjatë shpërthimit

Bota

Foto që përloti rrjetin/ Infermierja shpëtoi me trupin e saj tre foshnje në Bejrut gjatë shpërthimit

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 21:21
Një foto e shkrepur nga fotografi Bilal Jawich, ku një infermiere po mban një foshnje të dëmtuar nga shpërthimi, ka bërë xhiron e rrjetit.

Pamje rrëqethëse janë publikuar nga mediat botërore këto dy ditë pas shpërthimit të fuqishëm në Bejrut që i mori jetën mbi 137 personave e plagosi 5000 të tjerë.

Autoritetet thonë se numri i të vdekurve do të rritet, pasi shumë prej trupave ende nuk janë nxjerrë nga rrënojat.

Në mediat e huaja janë publikuar shumë foto prekëse të fëmijëve dhe personave të plagosur që enden dyerve të spitaleve të tejmbushura.

Një foto e shkrepur nga fotografi Bilal Jawich, ku një infermiere po mban një foshnje të dëmtuar nga shpërthimi, ka bërë xhiron e rrjetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat