Libani urdhëron arrest shtëpiak për zyrtarët e portit pas shpërthimit në Beirut

Bota

Libani urdhëron arrest shtëpiak për zyrtarët e portit pas shpërthimit në Beirut

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 09:04
Libani urdhëron arrest shtëpiak për zyrtarët e portit pas shpërthimit në Beirut

Zyrtarët në Liban janë duke hetuar rastin e shpërthimit vdekjeprurës në Bejrut me dyshime të neglizhencës në mbajtjen e shumë tonelatave të plehut kimik eksplodues në një depo, ndërsa qeveria ka urdhëruar arrestimin shtëpiak të disa zyrtarëve të portit.

Arsyeja e eksplodimit të së martës ende nuk është e qartë, mirëpo zyrtarët janë duke e lidhur me afro 2.750 tonë të nitratit të amonit të konfiskuar i cili po mbahej në depon e portit për gjashtë vjet, shkruan Al Jazeera.

Nga shpërthimi mbeten të vdekur së paku 135 persona dhe u lënduan rreth 5,000 tjerë.

Zyrtarët kanë thënë se po presin rritjen e numrit të të vdekurve derisa punonjësit emergjentë janë duke gropuar rrënojat në kërkim të të mbijetuarve.

Më shumë se 300,000 persona humbën shtëpitë, ndërsa kryetari i Bejrutit ka thënë se humbjet nga shpërthimi vlerësohen të jenë në mes 10 deri 15 miliardë dollarë.

Qeveria e Libanit ka shpallur dy javë gjendje të jashtëzakonshme në kryeqytet dhe sigurinë po e mirëmban ushtria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat