Njëzet e katër orë mes rrënojave në Bejrut, momenti prekës kur vajza e vogël nxirret gjallë

Bota

Njëzet e katër orë mes rrënojave në Bejrut, momenti prekës kur vajza e vogël nxirret gjallë

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 21:09
Bejrut

Është xhiruar momenti dramatik kur një vajzë e vogël nxirret gjallë në Bejrut pas qëndrimit 24 orë nën rrënoja.

Teksa kërkimi për njerëzit e zhdukur vijon në kryeqytetin libanez pas shpërthimit të fuqishëm, është fat që disa gjenden gjallë, thonë autoritetet.

Forcat e shpëtimit kanë vepruar me kujdes për nxjerrjen e vajzës së vogël, koka e së cilës ishte e mbuluar nga dhe e tulla, pasi ndërtesa në të cilën ajo ishte u shkatërrua.

Dhjetëra persona të tjerë janë konsideruar të humbur në tragjedinë që i mori jetën më shumë se 137 vetëve dhe mbi 5000 u plagosën.

Shifrat pritet të rriten pas shpërthimit të 2700 tonë amonium nitrati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat