Shefi i OBSH’së: Nacionalizmi vaksinor nuk do të ndihmojë në luftën kundër COVID-19

Bota

Shefi i OBSH’së: Nacionalizmi vaksinor nuk do të ndihmojë në luftën kundër COVID-19

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 21:37
Tedros Adhanom Ghebreyesus

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi sot kundër çdo nacionalizmi përsa i përket vaksinave për Covid-19, duke bërë thrrje për bashkimin e mjeteve që lejojnë planetin të luftojë pandeminë.

“Nacionalizmi vaksinor nuk është i mirë. Kjo nuk do të na ndihmojë”, tha ai gjatë Forumit të Sigurisë në Aspen.

“Duhet të ketë një konsensus global për ta bërë çdo vaksinë një të mirë të përbashkët publike”, vazhdoi ai.

Ghebreyesus theksoi se ndarja e vaksinave është një domosdoshmëri dhe se nga kjo do të përfitojnë të gjithë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat