Rritet në 150 numri i të vdekurve shkaku i shpërthimit në Bejrut

Bota

Rritet në 150 numri i të vdekurve shkaku i shpërthimit në Bejrut

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 14:25
Foto Ilustrim

Numri i njerëzve të vdekur shkaku i një shpërthimi në portin e Bejrutit është rrit në 150, njofton Ministria e Shëndetësisë së Libanit.

Sipas Ministrit Hamad Hassan, çdo person i pestë në mesin e 5,000 të plagosurve duhej të shtrohej në spital gjersa 120 persona të tjerë janë në gjendje kritike, raporton thwashingtonpost.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë thirrje për ndihmë në vlerë prej 15 milionë dollarësh për të mbuluar kostot urgjente mjekësore të Libanit pas shpërthimit shkatërrues, në mes një krize të rëndë ekonomike dhe shëndetësore të shkaktuar nga pandemia e coronavirusit.

Shpërthimi në Bejrut shkatërroi, ndër të tjera, 17 kontejnerë me pajisje mjekësore të OBSH-së, përfshirë ato mbrojtëse.

Pesë spitale të Bejrutit në zonën e prekur nga shpërthimi nuk funksionojnë fare, dhe sipas raporteve paraprake, një numër i konsiderueshëm i klinikave të kujdesit parësor janë shkatërruar.

OBSH deklaron se për shkak të dëmtimit të spitaleve, numri i përgjithshëm i shtretërve spitalorë në Bejrut është ulur me 500.

Deri në 300 mijë njerëz mbetën të pastrehë, duke përfshirë deri në 100 mijë fëmijë, dhe ata urgjentisht kanë nevojë për strehim dhe ushqim.

OBSH është e shqetësuar se kjo situatë mund të kontribuojë në përhapjen më të shpejtë të COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat