Lëndime të tmerrshme të djalit 6 vjeçar që u sulmua nga qeni i shtëpisë

Bota

Lëndime të tmerrshme të djalit 6 vjeçar që u sulmua nga qeni i shtëpisë

Nga: E.R Më: 7 gusht 2020 Në ora: 17:10
Camdon Bozbell

Një djalë gjashtë vjeçar i është dashur t’i nënshtrohet një operacioni plastik për të rikonstruktuar fytyrën pasi është sulmuar nga qeni i tij i familjes.

Camdon Bozbell ishte në shtëpinë e gjyshes së tij në Schoolcraft, shkruan Daily Mail, transmeton "Bota sot".

Gjyshja e tij dëgjoi ulërimat e tij dhe doli jashtë nga banjo për të hequr kafshën larg fëmijës, por ai pësoi lëndime të tmerrshme, duke përfshirë një hundë të thyer, frakturë të kafkës dhe dëme nervore.

"Kur arrita në spital, kisha frikë nga më e keqja, ai ka mbetur me plagë të përhershme të fytyrës," tha nëna e djalit Tristin Lent.

Image

Ajo e kishte lënë djalin me gjyshen pasi ishte thirrur në punë në minutën e fundit por një orë më vonë policia thirri dhe asaj i duhej të udhëtonte 90 minuta në Spitalin Bronson në Kalamazoo ku priti 30 minuta për të parë djalin e saj.

"Ata nuk do të më lejonin të shihja Camdon në fillim dhe pastaj një infermiere doli dhe tha" lajm të mirë që ai po merr frymë vetë " Tha Lent nëna e djalit.

Fytyra e djalit të saj ishte e mbështjellë me garzë, kështu që ajo nuk e dinte masën e plagëve të tij deri sa ai doli nga operacioni.

Djali duhej të kishte shumë qepje dhe ka pësuar dhëmbje të përhershme. Hunda e tij do të duhet të rindërtohet për shkak të humbjes së indeve.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat