Irak, kryeministri al-Kadhimi vizitë të planifikuar në SHBA

Bota

Irak, kryeministri al-Kadhimi vizitë të planifikuar në SHBA

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 20:16
Al-Kadhimi

Kryeministri iraken, Mustafa al-Kadhimi, ka planifikuar të vizitojë Uashingtonin javën e ardhshme, për bisedime me presidentin amerikan Donald Trump, njoftoi sot zyra e tij.

“Kryeministri al-Kadhimi do të takohet me presidentin Trump, në Shtëpinë e Bardhë, më 20 gusht”, shkruhet në deklaratën e zyrës së kryeministrit, raporton ATSh.

Sipas saj, bisedimet e Al-Kadhimi me zyrtarët amerikanë do të trajtojnë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh në fushat e sigurisë, energjisë, ekonomisë dhe investimeve.

Vizita do të jetë e para e al-Kadhimi-t, që pas zgjedhjes së tij në postin e kryeministrit në prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat