Papa Françesku bën thirrje për solidaritet për Libanin

Bota

Papa Françesku bën thirrje për solidaritet për Libanin

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 16:53
Papa Françesku

Papa Françesku i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të solidarizohet me Libanin pas shpërthimit të fuqishëm që shkatërroi një pjesë të madhe të kryeqytetit të këtij shteti, Bejrut.

“Katastrofa e së martës së kaluar na bën thirrje të gjithë neve, duke filluar nga populli libanez, që të punojmë së bashku për të mirën e përbashkët të këtij vendi të dashur”, tha Papa.

Ai shtoi se kishat në Liban duhet të qëndrojnë afër njerëzve në nevojë me solidaritet dhe dhembshuri, shkruan The Guardian..

“Unë gjithashtu e përsëris thirrjen time për ndihmë dorëlirë nga komuniteti ndërkombëtar”, tha Papa Françesku.

Deklarata e tij erdhi në ditën kur presidenti francez, Emmanuel Macron, e organizoi një konferencë të donatorëve për Libanin, me ndihmën e Kombeve të Bashkuara.

Kjo konferencë ka për qëllim mbledhjen e fondeve pas shkatërrimit të madh që është shkaktuar nga shpërthimi. Zyrtarët kanë vlerësuar se dëmi është përafërsisht 15 miliardë dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat