Zelanda e Re kalon 100 ditë pa asnjë rast të COVID-19, gjithsej pati vetëm 22 vdekje

Bota

Zelanda e Re kalon 100 ditë pa asnjë rast të COVID-19, gjithsej pati vetëm 22 vdekje

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 08:44
Jacinda Kate Ardern

Zelanda e Re ka kaluar 100 ditë pa regjistruar asnjë rast të infektuar me COVID-19.

Ky moment është cilësuar historik dhe është mirëpritur nga të gjithë.

Rasti i fundit i transmetimit të COVID-19 tek qytetarët në Zelandë të Re ishte me datën 1 maj, disa ditë pasi vendi filloi të lehtësojë masat që ishin ndërmarrë për luftimin e këtij virusi.

Zelanda e Re regjistroi 1 mijë e 219 raste të konfirmuara, teksa u shënuan 22 raste të vdekjeve që nga muaji shkurt kur edhe virusi arriti në këtë vend.

Tashmë qeveria ka larguar të gjitha kufizimet që ishin vendosur më parë shkaku i COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat