Lukashenko fiton zgjedhjet në Bjellorusi me 80 për qind të votave

Bota

Lukashenko fiton zgjedhjet në Bjellorusi me 80 për qind të votave

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 09:50
Aleksander Lukashenko

Sipas rezultateve preliminare, të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Bjellorusi, presidenti i deritashëm i këtij shteti, Aleksander Lukashenko, i ka fituar zgjedhjet me 80 për qind të votave.

Svetlana Tikhanouskaya, ish-mësuese e gjuhës angleze dhe kandidatja kryesore e opozitës në këtë garë, i ka fituar vetëm 9.9 për qind të votave, në bazë të rezultateve të publikuara nga ky komision, shkruan Reuters.

Mbrëmë, policia dhe protestuesit janë përleshur në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk, dhe në qytete tjera të këtij shteti, pasi me rezultatet e një exit poll-i të televizionit shtetëror u parashikua fitorja e presidentit të deritashëm, Aleksander Lukashenko.

Opozita ka deklaruar më parë se pret që procesi i votimit të manipulohet, duke thënë se do të organizojë një numërim alternativ të votave.

Grupi për monitorimin e internetit, “NetBlocks”, tha se rrjeti është penguar në tërë vendin dhe se situata është përkeqësuar gjatë tërë ditës, duke krijuar kështu një boshllëk të informatave.

 

Share Now

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat