​Katari planifikon dëbimin e 500.000 punonjësve të huaj

Bota

​Katari planifikon dëbimin e 500.000 punonjësve të huaj

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 16:06
Ilustrim

Qeveria e Kuvajtit njoftoi se kanë një plan për dëbimin e mbi gjysmë milion punonjësve të huaj për të eliminuar kështu pabarazitë në tregun e punës dhe ndikimin mbi strukturën demografike.

Ministrja e Ekonomisë e Kuvajtit, Mariam Al-Aqeel, bëri një prezantim rreth punësimit të të huajve në Komisionin e Zhvillimit të Burimeve Njerëzore të Parlamentit të Kuvajtit.

Duke vënë në dukje se mbi gjysmë milion punonjës të huaj planifikohen të dëbohen, Al-Aqeel tha se plani i përgatitur për të eliminuar çekuilibrin në tregun e punës ka zgjidhje afatmesme dhe afatshkurtër.

Al-Aqeel tregoi se si zgjidhje afatshkurtër planifikohet deportimi i 360 mijë punonjësve të huaj që banojnë në vend, duke shtuar se 120 mijë prej tyre janë të paligjshëm, 150 mijë mbi 60-vjeç ose me sëmundje kronike si dhe 90 mijë punonjës të paarsimuar dhe pakualifikuar.

Ndërkohë, në kuadër të planifikimit afatmesëm dhe afatgjatë, sipas ministres, planifikohet një transformim digjital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat