Pas tragjedisë në Bejrut dhe protestave dorëhiqet e gjithë qeveria libaneze

Bota

Pas tragjedisë në Bejrut dhe protestave dorëhiqet e gjithë qeveria libaneze

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 17:22
Ilustrim

Qeveria e Libanit ka dhënë dorëheqjen pas shpërthimit shkatërrues të javës së kaluar në portin e Bejrutit, njoftoi ministri i Shëndetësisë së këtij vendi.

Hamad Hassan tha se vendimi ishte marrë nën presion në rritje nga qytetarët dhe të disa ministrave të cilët kishin paralajmëruar se do të jepnin dorëheqjen.

"E gjithë qeveria dha dorëheqjen," u tha ai gazetarëve në fund të një takimi të kabinetit qeveritar.

Ai shtoi se kryeministri Hassan Diab do të shkojë në pallatin presidencial për të "dorëzuar dorëheqjen në emër të të gjithë ministrave".

Masa erdhi pas dy ditësh demonstratash në Bejrut ku pati edhe përleshje mes protestuesve që kërkonin largimin e qeverisë dhe forcave të sigurisë që u përgjigjën me gaz lotsjellës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat