Liderja opozitare në Bjellorusi largohet nga vendi

Bota

Liderja opozitare në Bjellorusi largohet nga vendi

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 09:17
Svetlana Tikhanouskaya

Liderja e opozitës në Bjellorusi, Svetlana Tikhanouskaya, ka udhëtuar në Lituani dhe është e sigurt, tha ministri i Jashtëm i Lituanisë, Linas Linkevicius, në një postim në Twitter të martën. Tikhanouskaya doli si rivalja kryesore e Alyaksandr Lukashenka në zgjedhjet presidenciale të së dielës.

Ekipi i saj nuk ishte në gjendje të kontaktonte me të në telefon të hënën, pasi ajo u largua nga ndërtesa e komisionit zgjedhor. Më herët ajo u tha gazetarëve se jo Lukashenka por ajo i ka fituar zgjedhjet. Të paktën një person u vra, dhjetëra u plagosën, dhe më shumë se njëqind demonstrues u arrestuan të dielën në mbrëmje dhe herët të hënën në mëngjes, gjatë trazirave në rrugët e Minskut dhe qyteteve të tjera në Bjellorusi.

Forcat e sigurisë u përleshën me mbështetësit e opozitës, të cilët nuk i njohin rezultatet e zgjedhjeve, që u fituan bindshëm nga presidenti aktual, Alyaksandr Lukashenka. Svyatlana Tsikhanouskaya, tha në një konferencë për media se ajo nuk i njeh rezultatet. Tikhanovskaya ka vendosur të garojë në zgjedhje, pasi bashkëshorti i saj është ndaluar të kandidojë dhe është arrestuar në fillim të këtij viti.

Autoritetet shtetërore e kanë akuzuar burrin e Tikhanovskayas, Syarhey Tsikhanouski, për bashkëpunim me mercenarët rusë, për të shkaktuar trazira përpara zgjedhjeve. Tikhanovskaya i ka hedhur poshtë akuzat. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula van der Leyen ka dënuar dhunën kundër protestuesve në qytetet Bjelloruse. Lukashenka është në krye të Bjellorusisë që nga viti 1994.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat