Rritet numri i viktimave nga COVID-19 në Australi

Bota

Rritet numri i viktimave nga COVID-19 në Australi

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 10:42
Foto ilustrim

Numri i përditshëm i vdekjeve të lidhura me Covid-19 në Australi shënoi një rekord të ri, me 21 vdekje në 24 orët e kaluara, të gjitha të raportuara në shtetin Viktoria.

Vdekjet në këtë shtet arritën në total në 267, ndërkohë që në kontinent janë 352.

Melburni, kryeqyteti i Viktorias, shtëpia e 4,9 milionë banorëve, është nën një bllokim të rreptë gjashtëjavor, me një shtetrrethim dhe maskë të detyrueshme, në përpjekje për të kufizuar përhapjen e virusit.

Melburni regjistroi 410 raste të reja, nga rritja me 331 e ditës së mëparshme.

Pjesa më e madhe e vdekjeve në Viktoria kanë ardhur nga shtëpitë e kujdesit për të moshuarit, por disa persona ishin edhe të moshës 40 apo 50 vjeç.

Viktoria është epiqendra e valës së dytë të shpërthimit të Covid-19 në Australi, me shtetet e tjera që ndalojnë cilindo nga Viktoria të hyjë nëse nuk karantinohen për dy javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat