Kina paralajmëron SHBA: Ata që luajnë me zjarr, do të digjen

Bota

Kina paralajmëron SHBA: Ata që luajnë me zjarr, do të digjen

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 19:55
Alex Azar

Pekini paralajmëroi Uashingtonin pasi njeriu i parë i shëndetësisë amerikane vizitoi Tajvanin.

Përpjekjet për të bashkëpunuar me Tajvanin, të cilin Pekini e konsideron territorin e tij, mund t’i kushtojë shtrenjtë Shteteve të Bashkuara, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme kineze.

Ministria këshilloi sekretarin e Shëndetësisë së SHBA-së Alex Azar që të përqendrohej në krizën me COVID-19 në shtëpi, në vend që të udhëtonte jashtë vendit.

Azar zbarkoi në Tajvan të dielën për një vizitë treditore. Zëdhënësi i Ministrisë kineze Zhao Lijian dënoi vizitën dhe paralajmëroi Uashingtonin që të mos bashkëpunojë me Tajvanin.

"Ata që luajnë me zjarr, do të digjen", ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat