“Është fake, ajo nuk është vajza e Putin”/ Rrjeti ‘shpërthen’ pas videos ku thuhet se vajza e presidentit rus bën vaksinën - Bota Sot
“Është fake, ajo nuk është vajza e Putin”/ Rrjeti ‘shpërthen’ pas videos ku thuhet se vajza e presidentit rus bën vaksinën

Bota

“Është fake, ajo nuk është vajza e Putin”/ Rrjeti ‘shpërthen’ pas videos ku thuhet se vajza e presidentit rus bën vaksinën

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 20:14
Putin pretendon se vaksina e zbuluar nga ekspertët e vendit ka rezultuar e suksesshme dhe ofron imunitet të qëndrueshëm ndaj koronavirusit të ri.

Putin i dha shpresë botës kur tha se ka gjetur vaksinën ndaj COVID-19. Presidenti rus pretendon se vaksina e zbuluar nga ekspertët e vendit ka rezultuar e suksesshme dhe ofron imunitet të qëndrueshëm ndaj koronavirusit të ri.

Madje ai u shpreh se njëra nga vajzat e tij tashmë e ka bërë vaksinën dhe ndihet shumë mirë.

“Gjëja më e rëndësishme është që të sigurohet një siguri e plotë e vaksinës dhe efikasitetit të saj”, tha ai ndërsa shtoi se një nga dy vajzat e tij ka marrë vaksinën.

Megjithatë shumë mendia të huaja janë treguar skeptike ndaj vaksinës së pretenduar. Po ashtu ata e kanë cilësuar videon ku shihet vajza e Putin-it duke bërë vaksinën, si “fake news”, (lajm i rremë). Një kërkim i “Reverse Image”, tregon se video që presidenti rus pretendon se është vajza e tij duke bërë vaksinën, i përket datës 26 qershor 2020 dhe vajza që po bën vaksinën nuk është ajo e presidentit, por një vullnetare e quajtur Natalia.

Image
Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat