Shtohet përdorimi i energjisë së ripërtëritshme në botë

Bota

Shtohet përdorimi i energjisë së ripërtëritshme në botë

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Energjia e ripërtëritshme nga turbinat e erës dhe panelet diellorë prodhoi 10% të elektricitetit global në gjysmën e parë të vitit, sipas një raporti të ri energjitik.

Kompania Ember përpiloi një raport dhe zbuloi se rritja në përdorimin e energjisë së përtëritshme erdhi si pasojë e zëvendësimit të energjisë së qymyrit.

Autorët e raportit tregojnë se përdorimi i energjisë së qymyrit ra me 8,3%, por gjithsesi furnizonte 33% të prodhimit global.

Ky nivel prodhimi është shumë më i lartë se sa duhet për të arritur objektivat e ngrohjes globale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat