OBSH tregon pse u rritën rastet me Covid-19 në Evropë

Bota

OBSH tregon pse u rritën rastet me Covid-19 në Evropë

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 22:03
OBSH

Lehtësimi i masave, disponueshmëria më e madhe e testeve, por edhe shkujdesjet në verë, shpjegojnë rritjen e numrit të rasteve të COVID-19 në Europë, vlerësoi sot Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).

“Të rinjtë, të cilët priren të kenë infeksione më të lehta dhe për këtë arsye vdekshmëri më të ulët, janë pjesë e arsyes së rritjes së rasteve, por virusi nuk po dobësohet dhe nuk ka ndonjë dëshmi të një ndryshimi të përgjithshëm në rëndësinë e tij”, tha Richard Peabody, epidemiologu që drejton ekipin përgjegjës për patogjenët me rrezikshmëri të lartë të degës europiane të OBSH-së.

“Nëse ju ndaloni presionin ndaj virusit, atëherë ai do të kthehet”, këmbënguli eksperti, i cili u bën thirrje vendeve europiane të vazhdojnë të reagojnë dhe të zbatojnë mësimet e marra nga muajt e parë të pandemisë.

Sipas të dhënave nga organizata, numri i rasteve me COVID-19 në Europë është rritur në javët e fundit, por, tani për tani, jo numri i vdekjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat