Eksperti amerikan, Collins: Vaksina kundër COVID-19 në nëntor ose dhjetor, basti im më i madh

Bota

Eksperti amerikan, Collins: Vaksina kundër COVID-19 në nëntor ose dhjetor, basti im më i madh

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 08:38
Foto Ilustrim

Mjeku Francis Collins, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duhet të presin që të shohin një vaksinë të aprovuar deri në muajin tetor.

E gjithë kjo si referencë për spekulimet se presidenti Donald Trump mund të nxirrte para kohe një vaksinë kundër COVID-19 përpara ditës së zgjedhjeve, raporton CNN.

“E vetmja mënyrë që mund ta imagjinoja është nëse, në të vërtetë, një nga fazat e testimeve që tani është duke u regjistruar me shpejtësi absolute rekorde, do të jetë 100 për qind efektive. Dua të them, kjo është një lloj numri i shumë të pamundurave të grumbulluara mbi njëra-tjetrën”, tha Collins.

“Pra, përsëri, unë nuk do të pres që të shohim, mbi bazën e asaj që dimë në mënyrë shkencore, se do ta kemi në muajin tetor. Ndoshta nëntor, dhjetor do të ishte basti më i mirë”, shtoi ai.

Collins, i cili u bashkua me thirrjen nga Paul Mango, zëvendës shef i stafit të Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore të SHBA-së, tha që Operacioni Warp Speed është ende në rrugën e duhur për të ofruar 300 milionë doza të një COVID-19 të sigurt gjersa vaksina efektive do të dal në treg në janar të vitit 2021.

Ndryshe, 20.6 milionë njerëz në botë janë infektuar me coronavirus gjersa kanë ndërruar jetë mbi 749 mijë persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat