Çifti po përballen me 16 vjet burg sepse postuan këtë foto

Bota

Çifti po përballen me 16 vjet burg sepse postuan këtë foto

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 09:09
Foto Familja

Një çift iranian i njohur në mediat sociale janë dënuar në mungesë me 16 vjet burg të kombinuar dhe 74 fshikullime nga sistemi i Gjykatës Revolucionare të vendit.

Ish-bokseri, Ahmad Moin-Shirazi dhe gruaja e tij Shabnam Shahrokhi iu dha dënimi për “propagandë kundër regjimit”, duke postuar përmbajtje “të turpshme dhe vulgare” dhe “përhapje të korrupsionit moral”.

Ahmad Moin-Shirazi dhe gruaja e tij nxorën këtë foto familjare ku gruaja nuk kishte hixhab. Për këtë arsye, një gjykatë iraniane i ka shpallur të dy fajtorë për “veprat anti-islamike përhapje të dekadencës morale dhe të prostitucionit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat