California tashmë ka rreth 603 mijë persona të infektuar me COVID-19

Bota

California tashmë ka rreth 603 mijë persona të infektuar me COVID-19

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 14:55
Foto Ilustrim

California tani ka raportuar 602.997 raste me coronavirus, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Kjo ka bërë që kalifornianët të jenë në vendin e parë me më së shumti raste COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton CNN.

Të paktën 10,999 kalifornianë kanë vdekur shkaku i coronavirusit që prej fillimit të pandemisë.

Ky numër, edhe pse i lartë, është shumë më poshtë se 32.805 personave që kanë vdekur në shtetin e New Yorkut.

Florida dhe Teksasi renditen në vendin e dytë, gjegjësisht të tretin në listën e vendeve me më së shumti të të infektuarve, ku e para ka më shumë se 557 mijë, përkatësisht i dyti 530 mijë persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat