Bizoni e godet një grua dhe e zvarrit atë nëpër rrugë - Bota Sot
Bizoni e godet një grua dhe e zvarrit atë nëpër rrugë

Bota

Bizoni e godet një grua dhe e zvarrit atë nëpër rrugë

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 19:28
Pamje e shkeputur nga video

Një grua me motoçikletë u afrua afër një bizoni për të bërë fotografi dhe e pësoi shumë keq.

Gruaja 54-vjeçare po i afrohej bizonit që të bënte fotografi dhe më pas bizoni e godet dhe e rrokullis nëpër rrugë.

Gruaja ishte përplasur si një leckë përpara se të godiste tokën, pas kësaj pike bizoni u kthye në tufën e tij.

Gruaja përfundoi në spital dhe thuhet se ka pësuar dëmtime të rënda, por pritet të bëjë një rikuperim të plotë.

Incidenti ndodhi ndërsa mijëra motoçiklistë shkuan në Black Hills në parkun perëndimor të shtetit për Rally Motor Sturgis 2020.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat