Zelanda e Re me masa të reja bllokimi, banorët do t’i nënshtrohen mbylljes për 12 ditë

Bota

Zelanda e Re me masa të reja bllokimi, banorët do t’i nënshtrohen mbylljes për 12 ditë

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 20:07
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, e ka vendosur qytetin e Auckland në bllokim 12 ditor, pas rritjes së rasteve me coronavirus.

Sipas medieve të huaja, në vend ekzistojnë katër “nivele alarmi” me këtë rast zona e Auckland ka qenë në nivelin e tretë që nga e mërkura.

Ndërkohë, pjesa tjetër e Zelandës së Re gjendet në nivelin e dytë për sa i përket masave të bllokimit, për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

Rastet e reja në ishullin e Paqësorit vijnë pasi vendi nuk kishte raportuar raste të reja përreth 100 ditë.

Qyteti më i madh i Zelandës së Re, Auckland, me një popullsi prej 1.5 milion, është duke e hetuar ende ringjalljen e rasteve.

Në përputhje me masat e reja, qyteti do të mbyll të gjitha bibiliotekat; muzetë, kinematë, restorantet që ofrojnë shërbimet në dyqane të mëdha, si dhe parqet e lojërave.

Njerëzit duhet të punojnë nga shtëpia në raste të mundshme, ndërsa fëmijët duhet të mësojnë nga shtëpia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat