Mungesë e madhe e fondeve për të luftuar koronavirusin, njofton OBSH-ja

Bota

Mungesë e madhe e fondeve për të luftuar koronavirusin, njofton OBSH-ja

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 07:47
Tedros Adhanom Ghebreyesus

Ekziston një hendek i madh midis fondeve të nevojshme për të luftuar pandeminë e koronavirusit dhe fondeve të përgjithshme në të gjithë botën, tha shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Më shumë se 19.92 milion njerëz janë raportuar se janë infektuar nga koronavirusi – globalisht dhe 729.883 kanë vdekur, sipas një raporti të Reuters.

Infeksionet janë raportuar në më shumë se 210 vende dhe territore që kur rastet e para u identifikuan në Kinë në dhjetor të vitit të kaluar.

“Vetëm për vaksinat, do të nevojiten mbi 100 miliardë dollarë,” tha Tedros në një konferencë në Gjenevë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat