Rivaliteti me SHBA/ Kina u thotë kompanive amerikane se janë të mirëpritura në vend

Bota

Rivaliteti me SHBA/ Kina u thotë kompanive amerikane se janë të mirëpritura në vend

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 18:21
Më herët komisioni kombëtar kinez ekonomik i zhvillimit e reformimit, foli në tone të ngjashme në Këshillin e Biznesit Kinë-SHBA.

Kina po shton përpjekjet e saj për të siguruar bizneset amerikane duke thënë se Pekini e mirëpret prezencën e tyre në vend.

Zëvenës-ministri i tregtisë Wang Shouwen bëri komentet kësaj jave në një simposium online me përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe delegatë nga kompanitë General Motors, Intel e Starbucks.

“Aktualisht marredhëniet Kinë-SHBA përballen me një situatë komplekse e të vrazhdë, por ne shpresojmë që komuniteti amerikan i biznesit të vijojë të luajë rolin e ndërmjetësimit dhe lidhjes mes dy vendeve tona”, u tha Wang të ftuarve mes të cilëve kishte delegatë nga grupet Amway, Mars e Corteva duke shtuar se qeveria kineze do të publikojë një listë të projekteve kyçe të huaja që do të marrin ndihmë të veçantë në lidhje me prodhimin e investimet.

Më herët komisioni kombëtar kinez ekonomik i zhvillimit e reformimit, foli në tone të ngjashme në Këshillin e Biznesit Kinë-SHBA.

Kreu i tij Ning Jizhe u tha përfaqësuesve të kompanive amerikane ADM, Cisco, ExxonMobil, FedEx, Warner Bros, Xcoal, General Motors, e PepsiCo, se Kina do të mirëpresë gjithmonë investimet nga kompanitë amerikane, të cilat duhet të “përfitojnë nga mundësitë e ekonomisë shpërthyese të Kinës dhe zgjerimin e hapjes së saj”.

Teksa rivaliteti mes Kinës e SHBA shtohet në fushat e ekonomisë, teknologjisë dhe në frontet gjeopolitike, Pekini kërkon të mbajë në anën e tij bizneset amerikane për të evituar një konfrontim total dhe të mbrojë vendin e tij në zinxhirin global të furnizimit, shkruan South China Morning Post.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat