Katastrofa mjedisore në Mauritius/ Thyhet në dy pjesë çisterna japoneze e naftës

Bota

Katastrofa mjedisore në Mauritius/ Thyhet në dy pjesë çisterna japoneze e naftës

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 20:12
Çisterna japoneze MV Wakashio

Çisterna japoneze MV Wakashio që pësoi defekt në detin e virgjër të ishujve Mauritius me rreth 4000 ton karburant në bord, tashmë është ndarë në dy pjesë.

Anija gjigande e demtuar nisi të rrjedhë naftë në barrierën koralore të ishullit në fillim të muajit, duke e dëmtuar rëndë, si dhe duke rrezikuar shkatërrimin e ekosistemit lokal dhe turizmin.

Më 8 gusht kryeministri i vendit në juglindje të kontinentit afrikan, Pravind Jugnauth shpalli emergjencën ambjentale dhe kërkoi ndihmë urgjente. Por për ditë me radhë deti i trazuar pengoi përpjekjet për ndalimin e rrjedhjes.

Një pjesë e naftës së rrjedhur është larguar tashmë me anë të pompave hidraulike por masa e dëmit nuk mund të llogaritet.

Thyerja e anijes ishte parashikuar nga ekspertët, prej gjendjes së dëmtuar të trupit të saj. Rreth vendit të aksidentit është vendosur një kordon pluskues për të kufizuar përhapjen e ndotjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat