Mbretëria e Bashkuar raporton rreth 1,000 raste nga coronavirusi për të pestën ditë radhazi

Bota

Mbretëria e Bashkuar raporton rreth 1,000 raste nga coronavirusi për të pestën ditë radhazi

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 20:14
Foto ilustrim

Mbretëria e Bashkuar ka raportuar rreth 1,000 raste të reja nga coronavirusi të shtunën, duke shënuar edhe ditën e pestë radhazi me këtë shifër.

Sipas medieve të huaja, numri i përgjithshëm i rasteve në vend u rrit në 317 mijë.

Britania raportoi gjithashtu edhe tre të vdekur, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 41 mijë.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të prekurve në botë ka shkuar në 21 milionë, ndërsa raportohet se 767 mijë persona kanë ndërruar jetë deri më tani.

Vendi më i goditur botërisht nga sëmundja e COVID-19 është SHBA-ja me 5.3 milionë të prekur dhe me 168 mijë të vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat