Shfaqen “UFO-t” në kryeqytetin e Australisë, banorët në panikë

Bota

Shfaqen “UFO-t” në kryeqytetin e Australisë, banorët në panikë

Më: 20 gusht 2020 Në ora: 09:27
Australi

Vendasit e habitur kanë parë një seri objektesh fluturuese të paidentifikuara mbi qiellin e Sidneit të Australisë.

Të pranishmit, të cilët jetonin nga bregdeti jugor e deri në Sidnej, raportuan se kanë parë dritat e çuditshme gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës, shkruan Daily Mail.

Të njëtitt thanë se nuk ishin të sigurt se çfarë kishin parë, por disa spekuluan se mund të kenë qenë satelitë apo edhe UFO.

Image

Por më vonë u mor vesh se ishte konstelacioni satelitor Starlink i Elon Musk nga SpaceX.

Madje, ky ishte suksesi i 100-të i ndërmarrjes hapësinore.

Eksperti hapësinor, Dr Brad Tucker tha për Daily Telegraph se mund të shihen nga Toka vetëm dy orë para lindjes së diellit dhe dy orë pas perëndimit të diellit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat