Kriza politike në Bjellorusi/ Mike Pompeo mbështet iniciativën e Ramës për të lehtësuar dialogun mes palëve

Bota

Kriza politike në Bjellorusi/ Mike Pompeo mbështet iniciativën e Ramës për të lehtësuar dialogun mes palëve

Më: 20 gusht 2020 Në ora: 19:08
Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo ka mbështetur iniciativën e kryeministrit Edi Rama për të takuar palët politike në Bjellorusi për sa i përket konflikti të zhvilluar javët e fundit.

“Ne i kërkojmë qeverisë së Bjellorusisë të pranojë ofertën e kryesisë së OSBE-së për të lehtësuar dialogun dhe të angazhojë të gjithë palët e interesuara. Ne mbështesim përpjekjet ndërkombëtare për të parë në mënyrë të pavarur parregullsitë elektorale të Bjellorusisë, abuzimet e të drejtave të njeriut rreth zgjedhjeve dhe goditjet që kanë pasuar.” thuhet në deklaratën e Mike Pompeos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat