Mbi 23 milionë të infektuar me koronavirus në botë

Bota

Mbi 23 milionë të infektuar me koronavirus në botë

Më: 23 gusht 2020 Në ora: 08:49
Foto ilustrim

Numri i të infektuarve nga koronavirusi në gjithë botën ka shkuar në mbi 23 milion, përkatësisht 23,382,879 sipas Worldometers.

Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 808,703.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 180,174 viktima, ndërsa pas saj radhiten Brazili me 114,277, Meksika me 60,254 dhe India me 56,846.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634.

Në Shqipëri janë shënuar 245 viktima dhe janë infektuar 8,275 persona.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia COVID-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 15,909,702 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 6,6 milion raste aktive që presin të shërohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat