Mbi 23 milionë të infektuar me COVID-19 në botë, numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në SHBA

Bota

Mbi 23 milionë të infektuar me COVID-19 në botë, numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në SHBA

Më: 25 gusht 2020 Në ora: 08:16
Foto ilustrim

Numri i të infektuarve me koronavirus në botë ka arritur mbi 23 milionë.

Sipas të dhënave nga Worldometers më shumë se 817 mijë persona kanë vdekur nga COVID-19 në gjithë botën.

Numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 181 mijë e 114 viktima, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë infektuar 5 milionë e 915 mijë e 630 persona.

Në gjithë botën janë infektuar 23 milionë e 812 mijë e 853 persona, ndërsa 16 milionë e 363 mijë e 830 persona janë shëruar deri më tani. Por, janë 61 mijë e 705 persona të cilët ende janë në gjendje kritike për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat