Helm për “armikun” e Putinit/ BE-ja shton presionin ndaj Rusisë, Moska hetim të pavarur

Bota

Helm për “armikun” e Putinit/ BE-ja shton presionin ndaj Rusisë, Moska hetim të pavarur

Më: 25 gusht 2020 Në ora: 19:36
Aleksej Navalny

BE-ja po shton presionin ndaj Rusisë për rastin e liderit opozitës atje, Aleksej Navalny, me gjasë të helmuar.

I ngarkuari i BE për politikën e jashtme, Joseph Borrell tha se Brukseli pret nga Moska që të zbardhë rastin pa vonesë. Populli rus, por edhe bashkësia ndërkombëtare kërkojnë që të dinë arsyet, tha Borrell. Përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë. Hetimet duhet të fillojnë menjëherë dhe të jenë të pavarura dhe transparente, sipas tij.

Ashtu si Bashkimi Evropian, edhe kancelarja Merkel dhe ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas kërkojnë nga autoritetet ruse të zbardhin sulmin e mundshëm ndaj Navalynt. Për shkak të rolit të tij të rëndësishëm brenda opozitës ruse, duhet që rasti të zbardhet deri në fund.

“Përgjegjësit duhet të zbulohen dhe të dalin para drejtësisë”, thuhet në deklaratën e përbashkët të tyre. Aktivisit i njohur kundër korrupsionit dhe kritiku i ashpër i Putinit u dërgua në një spital rus në Omskun siberian të enjten e kaluar, pasi humbi vetëdijen gjatë një fluturimi drejt Moskës. Ndihmësit e tij janë të bindur se 44-vjeçari u helmua pasi piu një filxhan caj në aeroport, e mundësinë e helmimit e konfirmuan dhe mjekët gjermane të cilët po e trajtojnë aktualisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat