Arrin në 25 milionë numri i rasteve me COVID-19 në botë

Bota

Arrin në 25 milionë numri i rasteve me COVID-19 në botë

Më: 30 gusht 2020 Në ora: 21:48
Foto ilustrim

Numri i rasteve në nivel global me Covid-19 ka tejkaluar shifrën e 25 milionëve të dielën, ka bërë të ditur agjencia e lajmeve Reuters pas përpunimit të rezultateve të një sondazhi.

Të dhënat po tregojnë rritje të vazhdueshme të numrit të të infektuarve me virusin korona, teksa epiqendra tani është duke lëvizur nga SHBA-të e Amerika latine në Indi.

Numri zyrtar i rasteve me koronavirus tani është se paku pesë herë më i lartë sesa sëmundjet e gripit të rëndë të regjistruara për një vit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Në mbarë botën janë regjistruar më se 840 mijë vdekje. Me një shifër të tillë, numri i vdekjeve me Covid-19 vdes bilancin e të vdekurve nga gripi në vit (650 mijë).

Sidoqoftë shpejtësia e rritjes së rasteve të reja në botë është ngadalësuar paksa. Për tri javë, rastet janë ngritur nga 5 milionë në 25 sosh.

Shkalla e rasteve të reja është ngadalësuar në afro 1.2% në gusht, krahasuar me 1.75 në korrik, 1.8% në qershor, 2.15 në maj, 4.6% në prill dhe 7.7% në mars. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat